Sërish debate në Komisionin hetimor për Sterilizimin dhe Check Up. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi i cilësoi të paligjshme mbledhjet të fundit pa prezencën e opozitës ku përfaqësuesit e mazhorancës kanë thirrur dëshmitarë pa u miratuar më parë nga Kryesia.

Sot PS ka njoftuar marrjen e dëshmive të fundit dhe pritej mbyllja e Komisionit hetimor ditën e nesërme me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqja. Por Vokshi u shpreh kundër, duke kërkuar zbatimin e Rregullores dhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dëshmi.

Deputetja e PD këmbënguli se “ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshmuar edhe Edi Rama” dhe që Komisioni të shtyhej me afat për 2-3 javë.

“Zbatoni rregulloren, Kushtetutën, ligjin. Të shtyhet me 2-3 javë afati për Komisionin. Nuk është ezauruar lista e dëshmitarëve Të bëjmë transparencë për koncesionet kriminale, abuzive, hajdutët e parave. Ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama. Nuk po respektohet rregullorja, nuk janë respektuar dhe njoftuar oraret”, tha Vokshi.

Edhe deputeti i PL Petrit Vasili, denoncoi njëanshmërinë nga mazhoranca dhe caktimin e mbledhjeve pa prezencën e opozitës.

“Ka parregullsi shumë të mëdha. Nuk ka mundësi të mbyllet në datën 22, të mblidhet Kryesia dhe të diskutohet”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: