Debate të forta në Parlament për nismën e socialistëve, të cilët kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se është “e drejta jonë të anulojmë gjobat e paekzekutuara deri tani. Është e drejta jonë, kemi numrat”.

“Brenda këtij sesioni do të miratojmë ligjin për anulimin e gjobave të paekzekutuara”, deklaroi Manja.

Deputetët e PD janë ngritur më këmbë për të ndërhyrë dhe kanë rrethuar foltoren.

Gazment Bardhi tha se nuk jeni ju që i anuloni, por i ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese.

“Boll na sollët këtu dëngla e mashtrime. Boll na bëtë sikur ju djeg barku për qytetarët. Se po t’ju digjte nuk i kishit thirrur si banda inspektorët ndaj qytetarëve”, deklaroi Bardhi.

Partia Socialiste ka propozuar një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Nisma është depozituar në Kuvend me firmën e 40 deputetëve socialistë. Njoftimi i nismës nga ana e Spiropalit shkaktoi debate në Kuvend pasi opozita tha se nuk ishte në dijeni të këtij propozimi.

Prandaj seanca u ndërpre për t’iu vënë në dispozicion opozitës propozimi.

Me rifillimin e seancës, ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, foli për nismën duke u shprehur se procedura është në sipas rregullore së Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb