TIRANE – Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Medias, ku mori pjesë edhe opozita, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar seancë dëgjimore për kryeredaktorin e gazetës “Rilindja Demokratike”.

Ky i fundit u godit me shkop gome në kokë nga forcat e policisë gjatë një konfrontimi fizik pranë ministrisë së Brendshme në Tiranë ditën e protestës.

Deputetja e PD, Albana Vokshi, tha se gazetari Bledi Kasmi u godit me urdhër të kryeministrit.

Ajo kërkoi që të zbardhet çështja, si dhe të mbrohen gazetarët nga dhuna.

“Kërkojmë hetim menjëherë për Kasmin. Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj fjalës së lirë,” tha Vokshi.

Të njëjtën gjë kërkoi edhe deputeti tjetër demokrat Luciano Boçi. “Të dalim me rezolutë kundër dhunës së gazetarëve,” u shpreh ai në Komision.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: