Mazhoranca dhe opozita vijojnë ta lexojnë ndryshe opinionin e Komisionit të Venecias për deputeten e PS, Olta Xhaçka. Ministri i Drejtësisë pati një replikë me demokratin Flamur Noka gjatë seancës plenare. Manja tha se opozitën nuk e ndihmon retorika politike lidhur me opinionin e Venecias, pasi i dha të drejtë mazhorancës.

“Flamur, kam që në orën 10 me pak përjashtim të vogël për kafe. Nuk kam lëvizur dhe nuk kam ndërmend të lëviz deri në mbarim të seancës. Jam i bindur se me atë fjalor asnjë kuksian nuk është krenar. Dibran jo e jo. Ky lloj fjalori dhe një tjetër nuk na ka hije asnjërit. Bëjmë politikë pa diskutim. Nuk kemi të njëjtat qëndrime. Por të gjitha këto që diskutohen retorika politike, balta që hidhet për të gjitha temat sigurisht jeni të ftuar 11 maj për të na gjykuar. Fundi i këtij debati janë 11 maji, janë ata që do votojnë alternativat tona. Se kë do votojnë shqiptarët ti lëmë të vendosën. Ju jeni në efektet e listave të deputetëve në garë për 11 maj. Nuk ju ndihmon retorika për sapun as djath. Asnjëherë nuk kemi qenë dakord për komisionin e Venecias. Për opinionin e Venecias ju do kishit dalë të na thonit po të drejtë mazhorancës. Na dha të drejtë ne jo ju”, tha Manja.

Në përgjigje, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka iu drejtua ministrit të drejtësisë duke e quajtur gjysmë investitor strategjik.

“Komisioni i Venecias e thotë se dëshiron të theksojë se në këtë rast konkret, pra në rastin Xhaçka, Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim dhe se Kuvendi është i dërguar të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese mocionin për papajtueshmëri të mandatit. E thotë Komisioni i Venecias, por juve është çfarë t’u thotë Taulanti që merr porosi nga sulltani. Atëherë pse gjithë kjo kacaverrje, kjo zullumhane rreth investitores suaj strategjike?

Kjo sepse të gjithë këtu jeni në makth. Asnjëri prej jush nuk e njeh gjumin. Edhe ti Ulsi që je gjysmë investitori strategjik. Le që ti je edhe kriminel elektoral. Po erdhe me mua, duhet të marrësh sapunin me vete.

Kjo është e gjitha. Pse ju jeni të kapur me thonj pas çdo hapësirë që u krijon sulltani juaj dhe pas çdo porosie për të mbrojtur hajdutët? Sepse është siklet i madh. Por të jeni të sigurt për një gjë.

Ora e së vërtetës po afron. Koha juaj po mbaron. Ka një limit edhe koha e hajdutëve. Është ciklikë dhe ju nuk i shpëtoni dot kësaj ciklike. Po afron koha e llogaridhënies për të gjithë. Të jeni të sigurt se përgjigjen do e merrni shumë shpejt.

Nuk do keni mundësi të përdorni më patronazhistë sepse ata do shpallen nga PD si kriminelë dhe do ndiqen kudo që do jenë. Nuk do keni mundësi më të përdorni as bandat sepse opozita do jesh përballë jush dhe çdo bande.

Nuk do keni mundësi më të përdorni as drejtorët e policisë që i keni emëruar, që nga drejtori i përgjithshëm, për të bërë aleancë kundër opozitës për të blerë vota.

Harrojeni. Vilma, Olta, sulltani, banda e hajdutëve këtu, të gjithë do shkojnë prapa hekurave. Drejtësia në këtë vend do jetë ajo që flasë. Por më përpara do flasë drejtësia e shqiptarëve me votën e tyre. Pastaj nuk ka më Soros t’u mbrojë. E keni parë sulltanin që i ka zhdukur të gjitha fotot me Aleksin? Pse? Sepse po fryn një erë tjetër”, vijoi Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb