TIRANE- Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kanë shpërthyer pakënaqësitë menjëherë pasi prej aty është larguar kryeministri i vendit, Edi Rama.

Gazetarja Marsela Karapanço konfirmon për BalkanWeb se deputetët kanë pasur ankesa për marrëdhëniet me ministrat e kabinetit.

Ankesat siç mëson “BalkanWeb” janë artikuluar nga deputetët Vullnet Sinaj, Mimi Kodheli, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu.

Sipas Pjerin Ndreut, ministrat nuk iu përgjigjen për shqetësimet që kanë. “Nuk komunikojnë normalisht për çështje të ligjshme”,- tha ai në mbledhje.

Edhe deputetet e tjerë kanë qenë të kësaj linje mendimi, Sipas tyre, në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të nënshkruar nga të dyja palët, ministrat duhet të kenë komunikim periodik dhe t’ju përgjigjen deputetëve për shqetësime të ndryshme.

Debatet janë zhvilluar në kohën që mbledhja po zhvillohej me dyer të mbyllura, siç raporton për BalkanWeb, gazetarja Marsela Karapanço.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb