TIRANË- Debate të nxehta akuza dhe kundër akuza në Komisionin e Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë teksa diskutohej drafti për statusin e minatorëve i propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahia.

Në debate janë përfshirë kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputetja e LSI-së Elisa Spiropali, por edhe deputetja e PD-së Grida Duma e cila në debat e sipër iu është drejtuar deputetëve socialistë me fjalën ju “s’jeni burra”.

Debatin e plotë mes deputetëve e ka zbardhur për “BalkanWeb” gazetari Erjon Skëndaj.

WhatsApp Image 2018-01-29 at 12.07.31

WhatsApp Image 2018-01-29 at 12.08.49

WhatsApp Image 2018-01-29 at 12.16.53

WhatsApp Image 2018-01-29 at 12.16.46

DEBATI I PLOTE

Përparim Spahia: Qeveria në 2013 premtoi se brenda 6 muajve do të miratonte statusin e minatorëve po kanë kaluar 5 vite dhe qeveria nuk e ka bërë. Madje sot po rrëzon edhe draftin e propozuar që u vjen në ndihmë shtresës më të përvuajtur minatorëve. Qeveria i ka cilësuar si prioritet minatorët po nuk po i trajton si të tillë.

Vasili replikë me deputetët e shumicës: Nisma është depozituar që në kohën kur ishim me ju në qeveri, pra qeveria kishte konfigurim tjetër. Është një evazivitet i qeverisë që nuk shprehet qartë. Jemi të vonuar për këtë status. Vasili drafti i plotë ka një faturë financiare të mirë përcaktuar që vlerësohet në 15 milion euro. Ndërsa qeveria kthen përgjigje, kemi rezerva.

Elisa Spiropali: Që në krye të herës kemi treguar gatishmërinë. Flisni për protestën e minatorëve po në atë protestë nuk kishte asnjë minator, ajo ishte një protestë politike për disa halle politikanësh. Ministria e Drejtësisë e cilëson draftin antikushtetues, kaq mjafton.

Petrit Vasili: Kjo që po thoni është përdorim privat i këshillit të ministrave.

Elisa Spiropali: Ju keni pika të qarta që qeveria me VKM saktëson se ku është antikushtetushmëria. Ne si maxhorancë nuk miratojmë një ligj të çalë antikushtetues.

Përparim Spahiu: Ju si qeveri bëni politikë me ligjet. Miratuat ligjin për naftëtarët morët 10 deputetë dhe i latë naftëtarët rrugës. Ndërsa për minatorët asgjë, të presim vitin tjetër ligjin e qeverisë. Mos u mërzisni se në protestë do t’i keni edhe minatorët.

Grida Duma: Qeveria për turp. Qeveria me VKM po u thotë minatorëve që drafti ka kosto financiare dhe nuk e miratojmë
Duma-deputetëve socialistë: Ju nuk jeni as burra.
Spiropali: Unë kam qenë në protestat e minatorëve që në 2007.
Duma: Ju shkoni te minatorët për fushatë. Votojeni dhe e plotësojmë ligjin rrugës.
Spiropali: Folët për çdo gjë, për burrërinë e kolegëve, për naftëtarët, por jo për minatorët
Ilir Pendavinji: Kur ia ke provuar deputetëve burrërinë.

Grida Duma:
Për fatkeqësinë tuaj ju i referoheni kompleksit të burrërisë personale! Por unë po ju flas për atë që në kulturën shqiptare është mbajtja e fjalës, e besës dhe e burrërisë si përgjegjësi! Nëse dilni në fushatë dhe premtoni, mbani fjalën, për këtë burrëri ju kërkohet llogari!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb