TIRANË
Vijojnë debatet në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi, ku është kërkuar madje dhe dëshmia e kryeministrit Edi Rama.
Deputeti i PS-së Plarent Ndreca tha se nuk mund të thirren aksionerët e aksionerëve. Vokshi tha se Vilma Nushi është personi kyc që ka përfituar nga koncesioni i check up-it. Sipas Zhupës ajo ka marrë 1.5 mln euro divident nga paratë e shqiptarëve.
Ndreca: Kemi rënë dakord për dëshmitarët në mbledhjen e kryetarëve. Ka një procedurë.
Vokshi: Për Vilma Nushin kemi rënë dakord, ka qenë në listë.
Ndreca: Arsyeja që nuk thirren Peposhi dhe Nushi nuk thirren sepse nuk kanë lidhje me check up. Aksionerët e aksionerëve nuk mund t’i thërrasim.
Vokshi: Janë aksionerë të kompanive. Nuk e shpjegon dot. Ti mendon ashtu, unë gjykoj që Vilma Nushi duhet të vijë këtu. Nuk mbyllet ky komision pa personin kyç.
Ndreca: Pse shqetësoheni, pse nuk i lini njerëzit të sqarohen. Janë aksionerë të 3P Life. Nuk kemi objekt llogarie aksionerët e aksionerëve.
Vokshi: E ka sjellë QKL me shkresë, përfituese është Vilma Nushi. Ti s’ke qenë fare kur është gatuar kjo. Edi Rama të ka thënë që Vilma Nushin nuk e dua në komision. Kështu që Vilma Nushi të thirret nesër të jetë në komision. Unë nuk dua që ne të dy të flasim për atë që kemi rënë dakord. Se kemi rënë dakord për të gjithë listën, vetëm për Edi Ramën nuk ke rënë dakord.
Zhupa: Z. Ndreca harron diçka. Sipas QKL-së Vilma Nushi ka marrë 1.5 mln euro divident nga paratë e shqiptarëve.
Vokshi: Nuk e mbron dot Vilma Nushin.
Zhupa: Referoju ligjit z. Ndreca për pronarët përfitues.