Deputetët Luan Baçi (PD) dhe Xhemal Qefalia (PS) kanë debatuar mes tyre në rubrikën “Opinion” në News24, lidhur me protestën që do të zhvillohet pasditen e së martës, në një kohë kur Kuvendi do të miratojë projektbuxhetin për vitin 2025.

Baçi tha se opozita ka paraqitur propozimet e saj, ndërsa theksoi se nëse do të merren parasysh 50% e këtyre propozimeve, atëherë do të duartrokasim. “Në një orë do të zhvillohet protesta, është parë e arsyeshma ora 17:00. Qytetarët duhet të jenë pjesë e këtij votimi për një projektbuxhet që është për hajdutët, oligarkët. Përse është ky buxhet kur nuk i përgjigjet as pensionistëve, as fermerëve, as shqiptarëve të ndershëm”, tha Baçi.

Debati

Baçi: Protesta është presion, vetëm presionin e qytetarëve hanë këto ndryshe nuk dëgjojnë këta.

Qefalia: i kemi parë flukset e mëdha të qytetarëve që i mbështesin këto. në çdo vend demokratik protestat janë të shëndetshme, protestuesit janë në të drejtën e tyre. do të merren në konsideratë edhe amendamentet e opozitës nëse janë të shëndetshme. protestuesit bëjnë shumë mirë që protestojnë, flasim për protesta paqësore.

Baçi: Në një orë do të zhvillohet protesta, është parë e arsyeshma ora 17:00. Qytetarët duhet të jenë pjesë e këtij votimi për një projektbuxhet që është për hajdutët, oligarkët. Përse është ky buxhet kur nuk i përgjigjet as pensionistëve, as fermerëve, as shqiptarëve të ndershëm. Për çfarë e bënë atë tunelin e Llogarasë? Ato 200 mln euro pse nuk i përdorën për pensionistët, po bënë një tunel që i shërben hotelit të ndonjë oligarku. Do ti duartrokasim nëse këta si mazhorancë marrin dhe pranojnë 50% të amendamenteve që kemi propozuar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: