Teksa vendi i drejtohet zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kampet politike shpalosin edhe objektivat e tyre në këtë proces elektoral. Kandidat në Qarkun e Tiranës në listën e mbyllur të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL, u shpreh se opozita synon të marrë 84 mandate në 11 maj.

Nga ana tjetër, përballë tij në studion e News24, kandidati i PS në listën e hapur, Florian Pullazi u shpreh se dhe në vitin 2021 opozita kishte pritshmëri për të fituar. Ai e konsideroi listën e demokratëve si rikthim nga e kaluara.

Tedi Blushi: Kemi një program, prioritetet tona janë pjesë e programit dhe objektivi ynë tani është një fitore e madhërishme në 11 maj. Objektivi ynë si kjoalicion është arritja e 84 mandateve për të realizuar reformat e nevojshme të vendit. Ky është objektivi i koalicionit tonë.

Florian Pullazi: Edhe në 2021 këtë pritshmëri kishin. Nuk e shoh të mundur. Lista e PD nuk më ngroh sepse është një rikthim nga e klauara, personazhe të rikthyera, janë të mbyllur edhe të bunkerizuar. Një listë që ka si synim të mbrojtë një kryetar partie nga problemet me drejtësinë. Ka një marrëdhënie shumë të keqe me SPAK.

Tedi Blushi: Edi Rama është kyçur në bunker.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb