TIRANË

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka prezantuar këtë të hënë përpara Komisionit të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018, ndërsa anëtarët e komisionit kanë replikuar ashpër me njëri-tjetrin.

Deputeti nga listat shumëemërore të PD-së, Lefter Maliqi i pranishëm në Komision është shprehur se qytetarët shqiptarë presin arrestimet e të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”, ndërsa shtoi se njerëzit pa përkrahje vuajnë nëpër burgje për vepra të vogla penale dhe bosët qëndrojnë në qeveri.

Ndërkohë Spartak Braho  tha se kryeprokurorja është e ndaluar të flasë për çështje konkrete, ndërsa anëtarëve iu kërkoi që të shmangin pyetje të tilla për Arta Markun.

Pjesë nga debati:

Lefter Maliqi: Publiku pret arrestime të peshqve të mëdhenj. Bosët e krimit janë në qeveri, janë ish qeveritarë. Njerëzit pa përkrahje ekonomike vuajnë dënime ne burgje me shume vite dhe për vepra te vogla penale

Spartak Braho: Është e ndaluar për prokurorja të flasë për çështje konkrete, te shmangen pyetjet për çështje konkrete.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: