TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar replikat mes ministrit të Jashtëm të deleguar Gent Cakaj dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç në Bukuresht në samitin e BE për Ballkanin.

Manjani e shikon si ‘shumë interesant’ debatin por thotë se në këtë lojë kungulleshkash vetëm Shqipëria nuk paska pasur ministër.

STATUSI I MANJANIT
Shumë interesant ky debati në Rumani për numrin e ministrave të jashtëm të Kosovës.
Daçiç ka thënë se Kosova përfaqësohej në tryezë nga dy ministra të jashtëm (Pacolli dhe Cakaj). Gent Caka ka thënë se janë 3 bashkë me vetë Daçiç, i cili qenka nga Prizreni.
Në këtë kungulleshë, vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pas ministër aty!!! Në samitin e BE për Ballkanin.

Manjani Fb
Manjani Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb