Në emisionin “Open” në News24 janë trajtuar ngjarjet kyçe të vitit 2024, ku SPAK duket se ka pasur një rol kryesor, veçanërisht përsa i takon arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta, arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndjekjes penale ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion, apo hetimeve për Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetari Basir Çollaku tha se nuk ka nisur hetimi me SPAK, pasi ka ndodhur edhe më parë ngritja e akuzave, arrestimet, thirrja e ministrave në Prokurori.

“Kemi një ministër të arrestuar edhe më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë që u arrestua, kemi ish-ministra që janë thirrur, përfshi edhe Ilir Metën”, tha Çollaku. Ai tha se janë dhënë dënime me burgime të përjetshme ndaj bandave.

Por analisti Agim Baçi duke replikuar tha se “asnjë prej tyre nuk përfundoi në burg”.

“Rastet janë, por kush përfundoi në burg për shkeljet e ligjit? Ne nuk duhet të krenohemi me ata që shkojnë në burg, por kemi rastet kur gjyqtarët kishin frikë të jepnin dënim sepse ish-Kryeministri Sali Berisha darkonte me Ilir Metën”, tha Baçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb