Klevis Balliu, koordinator politik i PD në Qarkun e Tiranës tha në emisionin “Log.” në News24 se Sali Berisha dhe Donald Trump janë si binjakë politikë. Në këtë kuadër, Balliu tha se ashtu si Trumpit edhe Berishës iu bënë sulme fizike. Balliu vijoi gjithashtu duke theksuar se ashtu sikundër ndaj Trump që u ngritën akuza penale, edhe ndaj Berishës janë ngritur akuza.

Por analistja Ornela Çuçi tha se problemi që ka sot opozita janë kauzat. “Ju keni si kauz Free Berisha, por kjo nuk është kauza e shqiptarëve”, tha Çuçi. Sipas saj, opozita duhej të protestonte atje për ato mbetjet në portin e Durrësit dhe jo të bllokonte rrethrrotullimin e Bradasheshit.

“Pse të shqetëson rrethrrotullimi i Bradasheshit, ne ishim edhe në atë protestën e mbetjeve kimike”, tha Balliu.

Në vijim ai tha se vetë Trump ka folur për ndikimin e Soros në drejtësinë amerikane, dhe kur e thotë Trump që votohet si President, paska të drejtë, ndërsa kur e thotë opozita këtu, na thuhet e kanë bërë amerikanët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb