Në debatin mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump në Filadelfia kandidatët për presidentë kritikuan planet ekonomike të njëri-tjetrit.

Dy kandidatët nuk janë takuar asnjëherë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë zhvilluar asnjë bisedë në telefon, por të martën ata i shtrënguan dorën njëri tjetrit në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në qytetin e Filadelfias. Ata pritet të shkëmbejnë kritika me njëri-tjetrin për 90 minuta, ndërsa u përgjigjen pyetjeve të parashtruara nga dy gazetarë të kanalit ABC, David Muir dhe Linsey Davis.

Trumpppppp

Ky mund të jetë debati i vetëm mes tyre në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Debati mbahet tetë javë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, por vetëm disa ditë përpara fillimit të votimit të hershëm në disa nga 50 shtetet e vendit.

Anketat tregojnë se gara është e ngushtë, duke e bërë edhe më të rëndësishëm paraqitjen e mirë për dy kandidatët në debatin, në të cilin ata do të do të përpiqen të tërheqin mbështetjen e një numri të vogël votuesish. Amerikanët këtë vit do të zgjedhin mes kthimit të ish-Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe daljes së Nënpresidentes Harris si kandidate demokrate për postin e presidentes.

Pasi zoti Biden u tërhoq nga gara për president në korrik për shkak të paraqitjes së dobët në debatin e parë me zotin Trump në fund të qershorit, ai mbështeti zonjën Harris si kandidate për presidente. Demokratët u bashkuan shpejt dhe në kuvendin kombëtar të partisë së tyre emëruan zyrtarisht zonjën Harris si kandidate për presidente. Ndërsa Presidenti Biden ishte mbrapa zotit Trump në anketa kur ai u tërhoq nga gara, Nënpresidentja Harris ka një epërsi prej dy ose tre pikësh ndaj zotit Trump në anketat në shkallë vendi./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb