TIRANE

Votimi në  Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave ka ngjallur debate mes të ftuarve në emisionin “Të Paekspozuarit “ në News 24. Ish-diplomati Dritan Hila dhe ish-minstri i Jashtëm Aldo Bumçi komentuan vendimin e Holandës në mënyra të ndryshme. Gjatë diskutimeve në studio, Hila u shpreh se shqiptarët nuk janë djajt e Europës por përkundrazi po përdoren si kokë turku.

Ndërsa ish-ministri e cilëson rastin mjaft serioz, për faktin që vetë Kuvendi në Holandë ka komentuar kriminalitetin shqiptar dhe lidhjet e Qeverisë me krimin.

Bushati: Ka një mafie këtu e cila ka shtrirë tentakulat deri në Amsterdam. Ka pasur një debat të madhe nga vera e 2017. Ku një media holandeze citoi intervistën e një prokurori për krimin shqiptar. Ty kur sinjalet e shqetësimit të jepen. Ose je indeferent ose je i paaftë.

Dritan Hila. Unë nuk mendoj që Lulzim Basha ka ndikuar. Jam duke thënë që nuk besoj që jam nga ata që  mendoj që Lulzim Basha ka  aq ndikim sa të fusë regjimin e vizave. Nuk janë shqiptarët djajt e Holandës.

Bumçi: Problemi është real,jo djajt. Doli raporti që policia holandeze kërkonte rikthimin e vizave. Pra, problemi është real. Një nga deputetët  i drejtohet ministrit të Drejtësisë. Debati nuk ka asgjë raciste, apo etiketim të shqiptarëve si përçmues. Në vitin 2010 kur u liberaziuan viza kishim 100 të dënuar ndërsa tani kemi 700.  Kjo është shumë e rëndë. Shqetësimi është real sepse DASH thotë të njëjtat gjëra. Në raporin e vjetshëm dhe të përvjetshëm thotë Shqipëria bazë operacionale.

Në qoftë se më parë ishim një nga portat hyrëse tani jemi gjithë e më shumë vend tranzit.

Hila: Këto lloj nxirje që po i bëjmë vetes nuk kanë nevojë të na tregojnë holandezët

Bushati: Po të isha unë një holandez jo ekstremist, boll të shoh ngjarjen e vjedhjes në barkun e avionit.

Hila-Patjetër që ka kriminelë. Po përdoren si kokë turku.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb