Klevis Balliu dhe Dritan Hila debatuan në emisionin “Open” në News24 lidhur me protestën e mbajtur sot nga opozita në kuadrin e mosbindjes civile.

Hila tha se këto janë protesta që ka më shumë policë se qytetarë. “Protesta janë ato që mbahen në Beograd, ndërsa këtu kemi më shumë policë dhe protestues. Nëse do të kishte pjesëmarrje të lartë, atëherë do të mblidheshin në shesh”, tha Hila. Ai u shpreh se me protesta të tilla mund të bllokohet vetëm qarkullimi i mjeteve në rrugë.

Por Balliu tha se protestat mund të bëhen edhe me 5 qytetarë. “Në këtë moment të keq, mot katrastrofë, u bllokuan të gjitha nyjet, u bllokua e gjithë Tirana. E gjithë policia ishte në rrugë, nuk pati asnjë polic në komisariate”, tha Balliu.

Por Hila tha se me protesta të tilla opozita nuk fiton simpatinë e qytetarëve të Tiranës, pasi bllokimi i rrugëve nuk është se përkrahet.

“Po rrugët në Tiranë çdo ditë bllokohen nga 4 orë se trafiku është skandal”, i tha Balliu, Hilës, i cili me ironi ia ktheu “po mirë, bllokojeni edhe ju 3 orë dhe çfarë fituat”.

Në anën tjetër, Ilda Zhulali tha se opozita ka treguar se bën protesta madhështore. “Kemi bërë protesta me mijëra njerëz në shesh dhe çfarë na thonin? Ne e dimë që dini të bëni protesta të mëdha. Tani na thonë ju s’keni numra”, tha Zhulali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb