TIRANË

Shembja e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti dhe rindërtimi janë në fokus të debatit të sotëm në “Real Story” në News24.

Inxhinieri Arben Meçe deklaroi se ndërhyrja e parë në terren ishte për bllokimin dhe prishjen e objekteve që rrezikonin njerëzit dhe se ai ka qenë në terren si ushtar i vendit duke pyetur Gazmend Oketën, me profesion inxhinier se ku ishte ai dhe inxhinierët e tjerë të Durrësit. Ndërkaq Oketa, tregoi se prej një jave futet në shtëpi në orën 1 të natës.

Meçe: Jemi në kulmin e emergjencës. Të fusim temën e Gjykatës kushtetuese këtu do të thotë që ky është politizimi. Në qoftë se unë ushtari Meçe dhe e kam për nder të jem ushtar i shtetit shqiptar, jo i Ramës i vendosem në dispozicion por e bëj dhe e bëj me përgjegjësinë personale.

Oketa: Më thuaj tre argumente pse ti mendon që je qytetari më i ndershëm se të tjerët.
Meçe: Ruaj qetësinë.
Oketa: Andej nga vij unë shquhemi për qetësi.

Meçe: Qetësi ti je i qetë në karakter nuk je si unë. Në qendër të Durrësit një objekt që vret fëmijë, nuk ka nevojë për shkencë. Ndërhyrja jonë nuk ishte shkencë, ishte emergjente. Nuk jam i mençuri, kam thënë grupet e projektimit janë të shkëlqyera por të gjithë duhet të marrin përgjegjësi.
Ti je më i përgatitur se unë në këtë fushë por ajo që më dalloi mua nga ty dhe nga të gjithë kolegët e mi është se shkova atje. Më kanë gjetur në terren televizorët.
Oketa: Ke bërë shumë mirë.

Meçe: Ke shumë arsye ti për të qenë më lart se unë. Por unë mora përgjegjësinë që nuk e gjeta tek ju.
Oketa: E ke shumë gabim, kam një javë që hyj në orën 1 të natës në shtëpi.
Meçe: Unë nuk hyra tek miqtë e mi por shkova si ushtar. Këtë gjë duhet të bëje ti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb