“Është e padenjë që Taulant Balla të jetë bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar, ku fytyra e tij të përfaqësojë Shqipërinë. Turp për maxhorancën që nuk e ndërroi”.

Kështu deklaroi në një lidhje telefonike për ‘News24’nga Brukseli, deputeti i PD-së Genc Pollo, njëherësh kryetar i komisionit të përbashkët Ndërparlamentar. Teksa sqaroi debatin që ndodhi sot në mbledhjen e PE-së, ku opozita braktisi mbledhjen, Pollo tha se Rama dhe Ruçi refuzuan ta nderrojne kryetarin e delegacionit.

“Është më shumë nga halli se nga qejfi, që Taulant Balla të ngelet fytyra e Shoqërisë në BE. Kjo është mënyra më efektive për të diskretituar Shqipërinë. Pse duhet që i pari i delegacionit të jetë jete brekushe me Rrahën, apo Dakon, etj. Ne nuk mund të rrimë dhe të bëjmë deklarata kundër korrupsionin me Ballën në krye të podiumit. Kjo është hera e fundit që Balla është bashkekryetar në këtë komision. Drejtuesja e seancën mban rregullin e seancës ata s’kanë çfarë t’i bëjnë Ballës, se vendimin e merr Edi Rama dhe Ruci. Ata e respektojnë. Ata s’mund të dalin hapur për arsye të protokollit dhe rregullave që kanë. Por thonë; të zëmë hundën me dorë dhe të bëjmë një mbledhje. Por nga ana tjetër ata po kërkojnë një raport të plotë për skandalet e Ballës”, tha Pollo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: