Nga: ERJON SKENDAJ*
TIRANE- Spitali universitar Nënë Tereza ka reaguar ndaj deklaratës së mjekut Arjanit Kokobobo, me detyrë specialist i radioterapisë në shërbimin onkologjik bërë gjatë emisionit njerëz në fokus në neës 24.

Përmës nje prononcimi zyrtar me shkrim QSUT sqaron problemin e pretenduar nga mjeku në lidhje me ndërtimin e bunkerit ku do të vendoset aparatura e akseleratorit linear.
Në komunikatë shkruhet se projektimi i bunkerit pranë shërbimit onkologjik ka kaluar të gjitha praktikat ndërkombëtare të sigurise ndaj rrezatimit.
QSUT deklaron se janë kryer konsultime paraprake dhe në vazhdim me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me seli në Vjenë, e cila ka sjellë edhe ekspertët e saj për verifikim në vend që në fazën e hartimit të këtij projekti.

Në fazën e projektimit, të ndërtimit dhe supervizimit të këtij ndërtimi është përcaktuar që grupi i punës, të ketë në përbërje ekspertë të mbrojtjes nga rrezatimi që do të monitorojnë hap pas hapi zbatimin e të gjithe parametrave të përcaktuar.
Pas përfundimit të ndërtimit, instalimi i aparaturës së akseleratorit linear do të çertifikohet nga Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi sipas protokolleve standarte mbështetur në legjislacionin në fuqi mbyll reagimin e saj spitali nënë tereza.

Pak ditë më parë mjeku Arjanit Kokobobo i ftuar në emisionin ‘Njerëz në Fokus’ ngriti prtendimin se vendi ku do të vendoset bunkeri i akseleratorit linear pranë shërbimit onkologjik është i papërshtatshëm dhe për më tepër përbën rrezik për popullatën pasi sipas mjekut aparatura emeton rreze të dëmshme për shëndetin dhe duhet të vendosej sa më larg qytetarëve dhe pacientëve.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb