Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mblidhet Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut pas asaj që është cilësuar si skandali që ka përfshirë Shkollën e Magjistraturës. Shkresa e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, 9 deputetë të tjerë të PD dhe deputetë të Partisë së Lirisë, kanë kërkuar që në komision të trajtohet shkaku se përse janë shtuar dhjetëra kandidatë, duke e çuar në 131 numrin përtej numrit 74 që ishte publikuar në fillim.

Po ashtu ata kanë kërkuar që të jepen shpjegimi se nisur nga deklarimet e bërë nga pjesëmarrësit në konkurs pajisja elektronike ka lexuar vetëm 96 pyetje nga 100 që ishin në total.

Për të gjitha këto shqetësime dhe disa të tjera të trajtuar në kërkesë, deputetët e opozitës duan që të mërkurën, ora 10:00, të mblidhet komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut, ku të raportojnë Drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb