Një debat ka shpërthyer mes gazetarit Almer Toska dhe sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, në studion e News24. Diskutimi u përqendrua tek gjendja aktuale dhe e ardhmja e Partisë Demokratike.
Toska theksoi se disa figura politike kanë dëmtuar PD-në në zgjedhjet e 2021. “Pres një lidership të ri me njerëz të formuar mirë, që u qëndrojnë betejave dhe sfidave,” tha ai, duke aluduar për nevojën e ndryshimeve në kryesinë e partisë.
Toska citoi deklaratat e Sali Berishës për pastrimin e shtëpisë dhe kërkoi shpjegime për mënyrën e zbatimit të këtij premtimi. “Si mund ta pastroni kur ka deputetë që kanë blerë mandate te Lulzim Basha dhe veprojnë për interesa të veta?” pyeti ai.
Nga ana tjetër Noka theksoi se situata në PD është me harmoni të plotë.
Toska vijoi dhe kritikoi ashpër deputetët brenda PD-së, duke akuzuar Jorida Tabakun për lobim kundër Berishës në ambasadat e huaja në Tiranë. “Ka të tjerë që presin humbjen e Berishës për të zënë vendin e tij. Thuaj që jemi një parti që ka nevojë për reformim,” shtoi Toska.