Në emisionin Open në News 24 u diskutua fakti që kryeministri Edi Rama lajmëroi mbylljen e Tik Tok nga 1 janari 2025.
Psikologia Valbona Treska tha se duhen ndërmarrë fushata edukuese për fëmijët. Ajo deklaroi se ka fëmijë që rrinë gjithë ditën në Tik Tok.
Ndërsa, anëtarja e Kryesisë së PD-së Jola Hysa u shpreh se historia ka treguar se diçka që ndalohet, më shumë përdoret. Sipas Hysës, Rama veproi si autokrat.
Psikologe Valbona Treska: Duhen ndërmarrë fushata edukuese për fëmijët. Duhet vendosur një kufi. Ka fëmijë që rrinë gjithë ditën në Tik Tok.
Jola Hysa: Jemi përballë një realiteti, ku zgjidhja iu dha ashtu siç di një autokrat. Jam kurioze ku Manastirliu takoi gjithë këta prindër? Historia ka ndaluar se çfarë është ndaluar, është përdorur më shumë.
Valbona Treska: Nuk e di fare, s’jam në dijeni për këtë. Janë bërë takime goxha nëpër shkolla. Rinia nuk ka asnjë dëshirë të qëndrojë me orë të tëra të mësojë.
(Balkanweb)