TIRANE- Debati për godinën e Teatrit Kombëtar, dhe projektligji për artin nga ana e Ministrisë së Kulturës, prej muajsh tashmë ka ndeshur në kundërshtinë e artistëve, si dhe një pjese të mirë të qytetarëve dhe anëtarëve të Shoqërisë Civile.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, profesori i Universitetit të Tiranës dhe njëherësh aktivist i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ervin Goci thotë se artistët por edhe aleanca janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre për godinën e Teatrit Kombëtar.

Sipas Gocit, kemi të bëjmë me një aferë korruptive që fshihet pas kësaj, për të cilën ka prova e fakte të pakundërshtueshme.

Madje ai theksoi se artistët dhe aktivistët po përgatisin një denoncim për Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.

Më tej profesori i UT-së nënvizoi se tentativa për të tjetërsuar pronën, do të ketë përballë kundërshtinë e artistëve dhe të qytetarëve të Tiranës, duke shtuar se janë gati t’i përgjigjen në të gjitha mënyrat qeverisë dhe iniciativës së saj.

Burimi: http://www.gsh.al/2018/06/25/intervista-e-dites-profesori-ut-se-mirela-kumbaro-se-shpejti-ne-gjyq-per-teatrin/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb