TIRANË- Pas shpjegimit që deputeti dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe i ka bërë taksës së TVSH-së për biznesin e vogël, kryeministri Edi Rama thotë se ai është zëri që kurrë nuk i ka tradhtuar kurrë interesat e më të dobëtëve.

Rama i quan propagandë dhe broçkulla deklaratat e opozitës, që sipas tij janë për të përhapur panik tek biznesi i vogël.

STATUSI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA
Erion Braçe është pa diskutim një zë që kurrë nuk i ka tradhtuar interesat e më të dobëtëve. Ja sa thjesht e shpjegon, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë e Financave, thelbin e qëllimit tonë në shtrirjen e regjimit të TVSH-së edhe tek biznesi i vogël, ndërkohë që opozitat janë bërë Front i Mbrojtjes së Informalitetit të Biznesit të Madh, duke gënjyer e propaganduar broçkulla, për të përhapur panik tek biznesi i vogël dhe aktruar rolin e mbrojtësit të të vegjëlve:

“Lulzim Basha po u shërben oligarkëve që kanë kapur ekonominë ne këtë vend! Propozimi i tij për një prag unik në 12 milionë lekë (të reja) xhiro në vit, nuk i çliron të vegjlit nga frika e pragut aktual që i shtrëngon të mos “i bien kasës”.

Jo! Nuk bëhet fare fjalë për këta “te vegjël”, kur flitet për evazionin në skemën e TVSH. Bëhet fjalë për ata të mëdhenj që kanë krijuar të vegjlit e tyre në letër, apo ata “të vegjël” në letër që janë thuajse prej vitesh të mëdhenj.

Pragu i Lulzim Bashës në 12 milion, i krijon gjithë këtij rreshti të madh të evazionit, mundësinë e artë të mos marrin nipte e as të fshihen mundimshëm pas nipteve sekondare, por të krijojnë fiktivisht biznese të tjera “te vogla”, që do kenë një xhiro deri në 12 milion. Kjo është skema që po kërkojnë oligarkët dhe Lulzim Basha po lobon në emër të tyre, duke përdorur të vegjlit”.

Më qartë se kaq nuk ka! Taksa e biznesit të vogël do të mbetet zero. Çmimet nuk ka asnjë arsye të rriten për shkak të regjimit të ri të TVSH-së në biznesin e vogël. Skema po axhustohet edhe në bazë të konsultimeve me biznesin e vogël e me ekspertët vendas e të huaj. Vitin tjetër do kemi jo vetëm më shumë të ardhura, po edhe më shumë rend ligjor e konkurrencë të ndershme në ekonomi?????

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: