Gazetari Anri Bala dhe deputeti demokrat Dashnor Sula, debatuan në rubrikën “Opinion” në Neës 24 lidhur me protestën e fundit të opozitës në kuadër të mosbindjes civile dhe përdorimin e policisë.

Bala tha se Policia po përdoret sot, por është keqpërdorur edhe më parë, nuk po ndodh për herë të parë sot. Bala tha se kjo ka ndodhur edhe në 21 janar, kur ishte protesta më e egër, por gjithashtu patëm pushtetin më të egër, që vrau 4 qytetarë.

Në replikë me gazetarin, Sula tha se pushtet më të egër se ky i sotmi nuk ka pasur asnjëherë. “Unë për Ilir Metën nuk kam ndonjë konsideratë, por ta arrestosh në prag të zgjedhjeve dhe në atë formë, atëherë kemi një drejtësi me dy standarde. Unë s’po them pse u arrestua, por si u arrestua. Kemi rastin e deputetit të PS-së që u arrestua dhe pa e tretur stomaku këtë, arrestohet Ilir Meta, si për të tërhequr vëmendjen dhe për të zbehur arrestimin e deputetit të PS-së”, tha Sula.

Ai tha se mënyra si po veprohet nga institucionet e drejtësisë që për gjënë në më të vogël na çojnë në SPAK është bërë qesharake. “Është bërë njëlloj sikur i thonë fëmijës “Do t’i them babit”. Nuk e di nëse emri im është mes të proceduave. Isha pjesë e grupit që bllokuam Rrogozhinën”, tha Sula.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: