Studiuesi Auron Tare nga studion e emisionit “Open” në News24 tha se ky debat mes kandidatit republikan dhe kandidates demokrate është në favor të Donald Trump.

Tare tha se Harris hyri si kandidate në gare pasi u pa si një gomë shpëtimi, megjithëse ajo ka një profil shumë të ulët.

“Populli amerikan nuk e di se kush është Harris, nuk e di se çfarë qëndrimi ka ajo për emigracionin, është çështja e ekonomisë.

Ajo përfaqëson Biden, mban peshën e administratës lidhur me ekonominë. Kemi çështjen e Ukrainës, shumë e rëndësishme, pasi amerikanët nuk e kuptojnë sepse duhet të jenë në Ukrainë, pse duhet të çohen miliarda dollarë në mbështetje të amerikës”, tha Tare.

Në vijim ai u shpreh se Trump është një mjeshtër i televizionit, ai e njeh shumë mirë fuqinë e tij dhe do e shfrytëzojë deri në fund, ndërsa në anën tjetër kemi një kandidate që është e panjohur, ka një profil të ulët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb