Ngërçi institucional për Gjykatën Kushtetuese ka shkaktuar debate të ashpra në studion e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’ mes dy analistëve. Protagonistë të debatit janë bërë Fatos Lubonja dhe Arian Vasjari.

Gjithçka nisi kur Vasjari e cilësoi Lubonjën populist për tezat e tij, ndërsa ky i fundit nuk u kursye duke i thënë se; ‘Ti nuk di asgjë’.

DEBATI
Arian Vasjari: Unë s’po bëj avokaturën e askujt, por po flas për një qasje tmerrësisht të gabuar që ndeshet kudo. Gatishmëria e të gjithëve për të bërë gjykatësin dhe prokurorin, të cilëve edhe mund t’ua bënin kritikën, por minimalisht duhet të njohin dosjen. Është shumë kollaj që nga një studio kaq kualitative sa kjo e jona, të ngresh akuza, të bësh atë që e kam thënë edhe njëherë tjetër, populizmin penal, që është i tmerrshëm. Po bën Fatos populizëm penal.

Fatos Lubonja: Po ke dosjet e BILD, ke dosjet aty, dashke prova ti. Dosjet që publikoi BILD çfarë janë.

Arian Vasjari: Kush të tha që dosja e BILD përbën provë? Përgjimi nuk është prova, por instrument që dërgon tek prova.

Fatos Lubonja: Ti e ke sheshit krimin edhe thua preuzumimi i pafajësisë.

Arian Vasjari: Tani ti Fatos meqë e ke kaq për zemër këtë drejtësinë, tani zgjidh të bësh o analistin ose gjykatësin se të dyja nuk mund t’i bësh dot të lutem.

Fatos Lubonja: O Zotëri unë po jap gjykime këtu.

Arian Vasjari: Patjetër, patjetër, por jo të shpallësh fajtor. Sepse në psikën e shoqërisë ti zë një vend, dhe ti akuzon e pastaj le të shpallen patjetër fajtor.

Fatos Lubonja: E ke dëgjuar Pier Paolo Pasolinin. Paolo Pasoli ka bërë një shkrim ku flet për mafiozët. Thotë unë e di por nuk kam prova. Unë e di se s’kam prova, por i kanë ata që kanë bërë krimin, se i ka shteti unë e di dhe me prova.

Arian Vasjari: Ka prova dhe gjykim penal. Po bën populizëm penal. Ti nuk di asgjë. Ka peshë të caktuar në zemër dhe në mendjen e atyre që na ndjekin.

Fatos Lubonja: Kur kemi denoncuar skandalin e Unazës, kam thënë se është korrupsion. Unë kisha provën, kisha ujkun, hajdeni më arrestoni nëse kam shpifur kam thënë.

Arian Vasjari: Mund të gjej raste sa të duash që flet pa prova.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb