Një debat u zhvillua në rubrikën Opinion në News 24 mes këshilltarit të PS-së Julian Hodaj dhe këshilltares së PD-së Ida Zhulali.

Zhulali tha se në Tiranë njerëzit sa vijnë e varfërohen dhe sugjeroi uljen e taksave dhe të barrës fiskale, me qëllim që biznesi të marrë frymë. Ndërsa, Hodaj u shpreh se qytetarët nuk janë varfëruar, rrogat janë dyfishuar dhe vlera e pronës është rritur tej mase.

Ilda Zhulali: Niveli i varfërisë në Tiranë është alarmant. Këta kanë konceptin e skllavërimit të njerëzve në nevojë. Në Tiranë njerëzit kanë ardhur duke u varfëruar, kostoja e jetës është shtrenjtuar. Thuajse gjysma e buxhetit të familjeve shkojnë për ushqime. Indeksimi i pensioneve është qesharak, pensionistët do shkojnë në nivele ekstreme. Ne kemi sugjeruar uljen e taksave dhe barrës fiskale, që të marrë frymë ekonomia. Ti mund të kapësh çdo njeri për fyti, por ai nuk ka ku t’i gjejë paratë.

Julian Hodaj: Ndihma ekonomike është me një sistem pikëzimi. Ky është populizëm i mirfilltë. Si është varfëruar Tirana, kur rrogat janë dyfishuar? I dhe gabim shifrat, the 34 mijë të vjetra ndihma ekomike, që nuk qëndron. Këta nuk kanë hallin e qytetarëve, por janë turrur që të zënë vend në listat për deputetë më 2025.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb