Pasi debatoi ashpër me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me situatën në pallatin 12 katësh në Lezhë, ka reaguar ish-Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Metaliaj tha se në emër të qytetarëve, të cilët sipas saj ishin ofenduar nga reagimi i Lleshajt, i kishte kërkuar atij që të bënte ndjesë publike.

Në këtë linjë ajo shkruan se; “Nuk pres qe një individ që është bërë lolo e gastorit të Surrelit t’u kërkonte falje shqiptarëve dhe lezhjaneve për sjelljen e dënueshme moralisht dhe ligjërisht.”.

REAGIMI I METALIAJ
Debatova me Sander Lleshaj para pak momentesh dhe i kërkova qe fjalët për sigurinë e pallatit 12 katesh ne Lezhe t’i shoqërojë me akt ekspertimi jo me fjale. Ne emër te qytetareve, te lënduar dje, nga gjuha arrogante dhe kriminale e Ministrit te Brendshëm, i kërkova te beje një ndjese publike.
Nuk pres qe një individ qe është bere lolo e gastorit te surrelit t’u kerkonte falje shqiptareve dhe lezhjaneve per sjelljen e denueshme moralisht dhe ligjerisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb