Me t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, filloi të përmbushte premtimet e tij zgjedhore që në ditën e parë.

Vlen të kujtojmë se administrata e re amerikane përdori edhe avionë transportues ushtarak për të dëbuar personat e “paftuar”. Në të njëjtën kohë, ata që jetojnë në vend në mënyrë të paligjshme identifikohen dhe ndalohen çdo ditë në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë sfond, vëmendjen e një sërë mediash e tërhoqi një dokument i publikuar nga Shtëpia e Bardhë, i cili përmban një listë të vendeve, qytetarët e të cilëve do të dërgohen në vendet e tyre në të ardhmen e afërt.

Në të thuhet gjithashtu se 845 shtetas të Jugosllavisë dhe 337 të Bashkimit Sovjetik janë subjekt i dëbimit.

Këtu vlen të theksohet se padyshim që ky nuk është një gabim i shërbimeve të emigracionit. Personat e lartpërmendur ka shumë të ngjarë të kenë pasaporta të vendeve që sot nuk ekzistojnë.

Me sa duket, rezultoi se, duke u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të ekzistencës së vendeve të sipërpërmendura, emigrantët nuk kanë mundur të marrin dokumentet e reja pas shpërbërjes së shteteve nga ata vinin. Në të njëjtën kohë, ata gjithashtu nuk ndryshuan pasaportat e tyre në SHBA.

Tani me shumë mundësi do të përpiqen t’i dërgojnë në një nga vendet pasardhëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb