Reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në  Qarkun e Korçës. Siç raporton gazetarja  Lorena Kodra  për “BalkanWeb” situata paraqitet e rënduar edhe për qarkullimin e makinave, veçanërisht në Rrugën e Dardhës, aty ku  trashësia e borës  ka arritur nga 80cm-1 m.

Për pushuesit ka qenë e pamundur të largohen nga zona e Mokrës, ku si pasojë e motit të keq është ndërprerë edhe energjia elektrike. Edhe pika doganore e Kapshticën vijon të ketë probleme me lëvizjen e mjeteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb