Dëbora vështirëson qarkullimin në Qarkun e Korçës, ARRSH dhe Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Qarkun e Korçës, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal ndërsa udhetojnë në akset Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë dhe vazhdojnë punën për kriposjen dhe mbajtjen e rrugës të hapur. Aktualisht nuk ka probleme me kalueshmerinë e mjeteve por ato duhet të qarkullojnë me zinxhirë.

ARRSH dhe Policia Rrugore janë në terren ndërsa konsiderohet shumë e rëndeësishme që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të policisë ashtu sikurse gjatë orëve të natës të kenë kujdes të shtuar.

BalkanaWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: