ELBASAN

Dëbora gjate natës ka mbuluar të gjithë zonat malore si dhe qytetin e Tiranes e Elbasanit. Dëbora në qytetin e Elbasanit ka filluar që në orën 03:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure.


Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se trashësia e saj në qendër të qytetit ka arritur të paktën 2 cm në orën 06.30 të ditës së sotme.

Ndërkohë që në zonat malore të Qarkut të Elbasanit dëbora ka filluar që në orët e para të mbrëmjes së martë.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktualisht për shkak të dëborës janë krijuar vështirësi në qarkullim edhe në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë dhe në të gjitha akset rurale.


ARRSH bën me dije se Qafa Thana duhet të kalohet vetëm me zinxhirë.

Ndonëse në Elbasan dëbora ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit, në kryeqytet nuk ka qëndruar gjatë dhe ka shkrirë brenda natës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: