Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore, që ka përfshirë vendin, ka sjellë problemet e para në Qarkun e Shkodrës.
Nga informacionet më të fundit nga Shkodra, raportohet se Kelmendi vijon të jetë pa energji elektrike prej dy ditësh, ndërsa fshati Okol është i bllokuar, pasi trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër e gjysmë.
Njoftimi i plotë:
Ne territorin e Prefektures se Qarkut Shkoder kane vazhduar reshjet e shiut, ne zonat malore kane rifilluar reshjet e debores.
Nga sektoret EC te bashkive nuk raportohen probleme ne infrastrukture dhe komunitet.
Nga sektori EC bashkia M.Madhe informohemi se reshjet e shiut dhe debores ne Nj.Ad. Kelmend vijojne si me poshte,
Vermosh 15cm dhe Qaf-berdolecit 20cm – 30cm
Ne Qaf-berdolecit vazhdon te punoj nje fadrom e bashkise çka ben qe rruga te mos bllokohet nga reshjet e debores.
Nj.Ad. Kelmend eshte pa energji elektrike prej 2 ditesh.
Ne Qaf Thore aksi rrugor eshte i kalueshem deri ne fshatin Okol, informohemi se debora arrin lartesine deri ne 1 meter e gjysem.
Nga strukturat DRV informohemi se akset rrugore te DRV Shkoder jane te gjithe te qarkullueshem pa probleme. Ka reshje shiu dhe reshje debore vetem ne aksin e Razmes ne lartesine 950m, rreth 2 cm.
Nga strukturat OSHEE informohemi se ekipet e terrenit kane punuar deri ne oret e vona por disa abonente nuk kan mundur te marrin energji elektrike mbreme, aktualisht eshte me defekt nje segment i vermoshit, nje segment i fiderit te Zagores, nje segment i Vrakes dhe i nje Fideri te Bajzes.
Total rreth 700 abonente.
Nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhe informohemi se nuk kemi rrezik permbytje.
Po e monitorojme situaten..
(BalkanWeb)