“Today Will Be Different” do të shënojë debutimin e Julia Roberts në një seri televizive. Tema e serisë televizive është shkëputur nga libri best-seller me të njëjtin titull i Maria Semple, që në të kaluarën ka shkruar për ekranin e vogël ‘Arrested Development’ dhe ‘Mad About You’.


Seritë e ndjekura tregojnë jetën e Eleanor Flood, një grua që dëshiron të ndryshojë jetën e saj duke u përpjekur të jetë një njeri më i mirë.


E gjithë ngjarja zhvillohet në një ditë të vetme, në të cilën protagonistja do të vihet në provë nga shumë pengesa në tentativën për të ndryshuar.
‘Jam lumtur që Eleanor Flood do të risillet nga Julia Roberts. Do të jetë një udhëtim zbavitës’, ka thënë autorja Maria Sepmle.


Artistja e çmimit Oscar do të jetë edhe producente e serialit televiziv.

(da.xha/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: