Elhan Kastrati debutoi me Shqipërinë në ndeshjen ndaj Anglisë, ku luajti 9 minutat e fundit, duke zëvendësuar Strakoshën. Në një intervistë të dhënë për “Il Mattino di Padova”, portieri i kombëtares nuk fshehu dot emocionet.

“Që disa minuta më parë, shokët në stol, duke parë Strakoshën në tokë, më kishin thënë që e kisha unë radhën. Mendoja se do të ringrihej, por kur më thirri stafi mjekësor, trajneri më tha të përgatitem dhe u kujdesa vetëm që të isha gati.

Vetëm kur hyra në fushë e kuptova që ai ishte “Wembley” dhe po përfaqësoja vendin tim. Ishte shumë e bukur, ashtu si të merrja komplimente nga lojtarë, miq e familjarë”,- tha ai. 28-vjeçari luan te Cittadella prej disa sezonesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb