Nedim Bajrami debutoi me fanellën e Rangers. Mesfushori shqiptar luajti në pjesën e dytë në transfertën e Dundee UTD, me teknikun Clement që e  aktivizoi në vend të Cortes. Bajrami i solli fat skuadrës, pasi ekipi fitoi 0-1 me golin e Lawrence.

Transferimi i 25-vjeçarit të kombëtares nga Sassuolo u krye për një shifër që shkon diku te 4 milionë euro. Bajrami ka mbajtur veshur më parë fanellën e Empolit në Itali, ndërsa në Zvicër, ka qenë pjesë e Zurich dhe Grasshoppers.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb