Policia në Tiranë njofton se në kuadër të operacionit të koduar “Deceit” ka vënë në pranga një 41-vjeçar.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Ai u kap në Fushë Mëzez, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Tiranë

Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të këtij planit operacional “Sundimi i ligjit” u finalizua operacioni policor i koduar “Deceit”.

Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, dhe ato të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Fushë Mëzes, u kap shtetasi Jetmir Madani, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb