TIRANE- Që këngëtarja dhe fotografja e njohur Rezarta Shkurta është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxhën këtë të gjithë e dimë, por askujt si kishte shkuar në mendje se Rezarta kishte marrëdhënie të mira edhe me gjyshen e Ermalit, pikërisht të venë e diktatorit Nexhmije Hoxhën

E ndërsa shumica prej nesh nuk dinë “admirimin” që kanë ato për njëra-tjetrën, ka qënë vetë Rezarta që ka shuar kureshtjen.

Ajo ka hedhur në profilin e saj zyrtar në Instagram ditën e sotme postimin që i ka bërë bashkëshortja e Enver Hoxhës më 5 shkurt të vitit 2015, që mesa duket ka rëndësi të madhe për të.

“Rezarta e dashur, të dhuroj këtë libër me urimet më të mira për punë të mbarë e lumturi në jetë bashkë me Ermalin tonë të dashur e Herën e bukur. Të dua fort”,- shkruan Nexhmija.
rez
Këngëtarja i ka stampuar fjalët plot dashuri në zyrën e saj për t’i patur gjithnjë aty.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb