TIRANE

Kozeta Kurti është një ndër gazetaret shqiptare, që është dalluar gjithmonë për natyrën e saj të drejtpërdrejtë.

E ftuar këtë mëngjes në këndin e kafesë në “Vila24” me moderatoren Anila Çela ajo ka folur për projektet dhe përditshmërinë e saj jashtë profesionit.

Gjatë këtij rrëfimi gazetarja u përlot në studio pasi u surprizua papritur nga një letër e dedikuar nga nipi i saj me të cilin gazetarja ka një raport të veçantë.

“Nuk kam dashur asnjëherë të flas për jetën time private pasi mendoj se nuk ka ndonjë interes jo se jam njeri hermetik apo që s’dua të komentoj dasmën time por kam menduar që me një burrë u martova dhe jo me një ufo. Kjo letër që më përloti ishte edhe në dhuratat që familja e vëllait tim kishte bërë në dasmën time. Ai është një mistrec i vogël se e di që i kam qejf gjërat e personalizuar. Në dasmën tonë kanë qenë të ftuar 383 veta por dedikimi i nipit ka qenë dedikimi më i bukur”- tha moderatorja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb