Banka e Shqipërisë ka insistuar se strategjia e saj për stimulimin e përdorimit të monedhës vendase nuk k asnjë efekt psikologjik dhe se agjentët ekonomikë nuk duhet të veprojnë nën panikun e luhatjeve të kursit për të konvertuar eurot në lekë.

“Në radhë të parë do i ftoja eksportuesit të vijnë dhe të bashkëbisedojnë me ne për ti sqaruar mbi efektet që ka jo vetëm strategjia jonë për stimulimin e monedhës vendase por edhe roli dhe forma që po e bëjmë. Letrën e tyre e kemi marrë por dua të nënvizoj se ne e shohim efektin e kursit të këmbimit në aspektin makroekonomik.
Lidhur me efektin psikologjik nga strategjia. Faktikisht kjo strategji është e lidhur me disa norma mbi bazën e rezervës së detyrueshme që aplikohen vetëm në tregun bankar. Nga të dhënat që kemi ne, niveli i depozitave në euro nuk ka ndryshuar përkundrazi është rritur. Nëse ka një shprehje në rënie të këtyre depozitave është nga mbiçmimi i lekut. S’kemi as rënie të depozitave as normave. Strategjia e përdorimit të monedhës vendase kemi vlerësuar të ketë një efekt neutral. Parashikimet janë për një efekt në ulje e pozicioneve të monedhës së huaj 3-5vite. Nëse kemi një efekt psikologjik vjen nga tregu dhe nga zhurma e krijuar. Kemi flukse të larta hyrëse dhe faktorë fondamentalë që ne i kemi shpjeguar.

Nëse kemi një mbiçmim nga faktorët fondamentalë tregon një nivel të ri të ekonomisë. Por nëse kemi një mbiçmim më të lartë se faktorët fondamentalë ne pastaj shohim stabilitetin e çmimeve dhe do reagonim në përputhje me regjimin Po monitorojmë kursin në mënyre ditore duke përcaktuar ecurinë. Jemi në të njëjtat konkluzione. Do u bëja thirrje agjentëve ekonomikë të mos bënin konvertime të nxitur nga oshilacionet e kursit. Çdo ndikim psikologjik ose i faktorëve të ndryshëm është gjithmonë i përkohshëm pra kalimtar” tha Guvernatori Gent Sejko në daljen e tij për vendimmarrjen e Këshillit Mbikqyrës.

Ekonomia në rritje, norma e interesit per lekun nuk ndryshon
Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në 1.25 për qind ndërkohe që për depozitat një ditorë në nivelet 0.25 % dhe 2.5 %.

Lidhur me ecurinë e ekonomisë Sejko tha se po mbahet një trend pozitiv. “Kushtet mbeten të përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit. Ky I fundit shënoi një normë mesatare 1.9 për qind për 3 muaj e 2018 një rritje e lehtë në raport me 3 mujorin paraardhës” tha Sejko duke nënvizuar se grupi I qirave ka kontribuar pozitivisht në inflacion. Sipas tij ekonomia shqiptare ka mbajtur edhe gjatë 3 mujorit të parë 2018 të njëjtin trend rritës si në tremujorin e fundit të 2017 të paktën sipas informacioneve të siguruara në mënyre indirekte.

Politika monetare e BSH mbetet një faktor i rendësishëm në këtë zhvillim/
Tregjet financiare kanë ofruar norma interesi të përshtatshme dhe likuiditet ndërkohe që kredia për ekonominë u rrit 3.3 për qind gjatë 3 mujorit të parë të vitit ku vetëm portofoli në lekë është me një rritje 7 për. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb