Fernando Alonso u detyrua të lërë në mes garën e zhvilluar në Montekarlo për shkak të një problem në makinën e tij McLaren, një incident që nuk e ka kënaqur shumë pilotin spanjoll.

Mungesa e besuesmërisë ka mërzitur Alonso, pasi McLaren përdor të njëjtin motor (Renault) si makina Red Bull, që e fitoi këtë garë. “Nuk jam i kënaqur, pasi edhe Red Bull kishte probleme me motorin në disa momente. Ne krahasohemi me Red Bull, pasi kemi të njëjtin motor dhe në teori duhet të jemi të barabartë me ta”, tha Alonso.

Më tej, spanjolli, duke folur për garën konfirmoi deklaratat e kolegëve të tij, për një garë të mërzitshme dhe aspak argëtuese për fansat.

“Edhe pse është një pistë ku zakonisht ka aksidente, kjo mbetet gara më e mërzitshme në historinë e Formula 1, pasi të gjithë ndiqnim makinën që kishim përpara. Ndoshta duhet të dëmshpërblejmë tifozët për biletën. Për sa i përket McLaren, kjo ishe hera e parë ku një makinë e jona tërhiqet nga gara. Një mëkat, pasi vendi i shtatë ishet I arritshëm”, u shpreh Fernando Alonso

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: