TIRANE- Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është thirrur sot në një dëgjesë në Komisionin e Medias dhe Edukimit, ku do të japë ‘llogari’ për projektligjin për arsimin parauniversitar. Që në nisje të mbledhjes, kryetarja e komisionit Albana Vokshi iu drejtua Nikollës nëse ndihej e turpëruar që kishte mashtruar mijëra fëmijë nuk morën dëftesat në kohë.

Kaq mjaftoi që të ndërhynte Nikolla, ndërsa pohoi se Vokshi kishte mungesë etike sa herë që fliste. Po ashtu Nikolla tha se do t’i drejtohet prokurorisë për të gjitha shpifjet që janë bërë ndaj saj.

DEBATI
Vokshi-Nikollës:
A ndiheni e turpëruar që keni mashtruar për dëftesat e arsimit parauniversitar

Vokshi: Duhet t’i kërkoni ndjesë të gjithë fëmijëve dhe prindërit për mashtrimin e bërë. Keni shpërdoruar detyrën duke mos u siguruar dëftesat në kohë.

Nikolla: Nuk kercenoj njeri. Nuk është në etiken time. Ju sa herë që flini, keni mungesë etike. Do t’i shkoj deri ne fund ne organet e drejtësisë te gjitha akuzave ndaj meje. Iu jam përgjigjur të gjithë nxënësve dhe prindërve. Gënjyet kur thate qe dëftesat do shpërndahen ne shtator. Ndarja e dëftesave është një proces që ka nisur. Te gjitha përgjegjësitë e mia do t’i zhvilloj ne prokurori. Për ata qe duan te studiojnë jashtë shteti është zgjidhur problemi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb