Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari tha se opozita parlamentar mendon se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor. Në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në parlamentin e Holandës, Hajdari tha se hapja e negociatave është e rëndësishme për destinacionin europian të vendit tonë.


“Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Qeveria, por edhe opozita parlamentare mendon se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor”, deklaroi Hajdari.


Sipas saj, hapja e negociatave do t’i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit.


Rudina Hajdari
Rudina Hajdari

(BalkanWeb)