Të ftuara në një dasmë ato kanë dëgjuar muzikë dhe kanë parë kërcimet. Më këtë ‘akuzë’ dy gra afgane, të veshura me burka, në gjunjë, goditen me kamxhik në një video të xhiruar nga talebanët në provincën afgane të Nuristan.

Pamjet që po qarkullojnë në Twitter, të postuara si propagandë nga vetë talebanët është publikuar nga media të ndryshme. Disa komentues e kanë përdorur atë kundër atyre që mbështesin tentativat për bisedime dhe paqe në Doha, mes Talebanëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë pesë viteve në të cilën kanë qeverisur Afganistanin (1996-2001) talebanët, mes shumë gjërave të tjera, ndaluan muzikën, shfaqjen e grave në vendet publike dhe shkollimin e tyre.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: