Një vrasës shqiptar po shpërndan vazhdimisht video në rrjetet sociale nga qelia e burgut të tij në Mançester, pavarësisht se rojet ia hoqën disa herë pajisjet.

Eugert Merizaj ka bërë postime në mënyrë të paligjshme shpeshherë në Instagram dhe TikTok, që kur u dënua me 32 vjet burg në maj të vitit 2022.

Mafiozi 33-vjeçar u burgos për rolin e tij kryesor në një vrasje brutale me armë gjahu të një tregtari droge, Hemawand Ali Hussein, në Hartlepool në vitin 2019.

Merizaj është mburrur se po kalon ‘gjysmën e kohës’ me celularin e tij, pavarësisht se i kishin konfiskuar të paktën tre në katër muaj, sipas The Times.

Edhe pse rrallë ndiqet penalisht, mbajtja ose përdorimi i një telefoni celular në burg pa leje është një shkelje. Ai duket se po jeton jetën e Riley me shpenzimet e taksapaguesve britanikë në HMP Manchester, duke treguar edhe pamje nga qelia, ku nuk mungon televizori, apo pajisje lojërash, si dhe një sërë librash në gjuhën e tij amtare në fillim të këtij muaji.

Merizaj tani po poston në një llogari të sapoçelur në TikTok me 18,000 ndjekës pasi ai i mëparshmi, me mbi tre herë më shumë, u pezullua.

Së fundmi, ai ndau një klip të tij në një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok, që e shoqëron me një mbishkrim, duke falënderuar një nga ndjekësit e tij që i ka qëndruar pranë, më shumë se disa nga të njohurit e tij.

Vrasësi i dënuar transmetoi një ‘Ndeshje Live’ të TikTok javën e kaluar, ndërsa bisedonte me një grua diku tjetër.

Ndeshjet e drejtpërdrejta përfshijnë përdoruesit e TikTok që filmojnë veten duke folur me përdoruesit e tjerë për pesë minuta, në të cilat ata shpesh kërkojnë nga spektatorët në internet donacione.

Capture
Capture

Fituesi i një ndeshjeje është ai që merr më shumë ‘dhurata’ nga shikuesit, në formën e afisheve virtuale shumëngjyrëshe.

Së fundmi ai ka pozuar në Instagram i veshur me Dolce & Gabbana 550 paund jashtë qelisë, me mbishkrimin ‘më i fortë se kurrë’ të shkruar në shqip. Ajo u shoqërua me një këngë të bashkatdhetarit të tij, Stresi, me titull “Mos u dorëzo”.

Ky vjen një vit nga raportimet e para që Merizaj postonte në rrjetet sociale nga qelia e tij, duke ndarë video të tij duke luajtur lojëra apo duke flirtuar me femra.

Ai ishte në gjendje të merrte ‘dhurata’ virtuale nga admiruesit e mediave sociale, të cilat më pas mund të shkëmbeheshin me para.

Në qershor, ai foli me të vetëquajturin “Mbretin e Instagramit”, bashkëkombëtarin shqiptar Kozak Braci, në një video të filmuar brenda HMP Manchester.

Capture.jpg1
Capture.jpg1

Në klip, Braci i thotë Merizajt: ‘Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio [vrasës shqiptar në burg në Greqi]… si mbështetje për të dalë nga burgu.

Ai gjithashtu mburret se ka shpenzuar 50,000 £ për avokatët dhe thotë: “Askush nuk do të më lërë të dal. Më kanë ikur paratë’.

Merizaj ishte pjesë e një bande që joshi tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në një shtëpi në Hartlepool në vitin 2019 përpara se ta vriste me një armë gjahu.

Ai u gjurmua në Belgjikë pas vrasjes dhe u ekstradua në MB. Tre anëtarë të tjerë të bandës shqiptare u burgosën për vrasje.

Capture.jpg3
Capture.jpg3

Në një bisedë në TikTok, Merizaj tha se shpresonte të transferohej në Shqipëri, e kuptuar si një referencë për një skemë të transferimit të të burgosurve që synon të lehtësojë barrën e të burgosurve të huaj mbi taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse i kryen plot 32 vite, llogaritet se Merizaj do t’i kushtojë britanikëve 1.4 milionë funte.

Capture.jpg2
Capture.jpg2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb