“Dëgjova një zhurmë. Dhe, papritur çarçafi u mbulua nga zjarri”. Besart Aliu, banor i Bussigny (VD), ende nuk po beson se çfarë i ka ndodhur. Të dielën në mëngjes, i shtrirë në shtrat, ndërsa ishte duke e përdorur telefonin e tij mobil, të blerë nga vëllai i tij i madh, papritmas i shpërthen. Edhe pse ai u dogj në këmbë, pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda.


“Në kohën e shpërthimit, telefoni është shkatërruar”, tregon Besarti. “Copa metalike mund të më binin në fytyrë ose në sy. Nëse do të kishte ndodhur gjatë natës, banesa do të digjej, me dy vëllezërit e mi dhe me motrën time në të”.


Fatmirësisht, vëllai i tij, Besniku, i cili gjendej në dhomën tjetër në kohën e aksidentit, arrin shumë shpejt: “Ne shuam zjarrin dhe i përdorëm mjekim për plagën”, thotë Besniku. Përveç këmbës dhe një çarçafi të djegur, nuk kishte asgjë tjetër. “Ndërsa telefoni, nga ana tjetër sigurisht është i papërdorshëm”.


Rreth pesëdhjetë euro
“Në qershor e kam porositur telefonin në internet për rreth pesëdhjetë euro”, thotë Besniku. Ka vetëm tri ose katër javë që po e përdor. Ende i shqetësuar nga shpërthimi që i ka ndodhur vëllait, Besniku merr kompjuterin e tij për të bërë një ankesë në vendin përgjegjës. “Më thanë se shitësi i telefonit do të përjashtohej nga vendi i punës”, thekson Besniku. Asnjë rimbursim apo kompensim nuk ishte ofruar për mua”.

Me qendër në Kinë, tregtari i telefonit celular ishte ende në internet pas aksidentit. I kontaktuar, “A**Express” garanton se bën çdo gjë të mundshme për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri.

“Ne po i hetojmë detajet e këtij incidenti dhe do të ndërmarrim veprime kundër çdo shitësi që shkel kushtet tona të përdorimit”, thekson Barbara Mieth, e cila përfaqëson faqen e internetit në fjalë.

Ndërkohë, mund të themi se vëllezërit Aliu tani presin të blejnë telefonat e tyre celularë në dyqanet zvicerane.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb