Skënderbeu humbi shërbimet e Dejvi Bregut në fillim të janarit, kur gjatë një takimi miqësor ndaj Tiranës, sulmuesi vlonjat u dëmtua rëndë. Gjatë një dyluftimi ajror, Bregu humbet ekuilibrin dhe bie keq në tokë, duke krisur shpatullën.

Pas ndërjyrjes, u tha sa sulmuesi do të ishte i gatshëm për trajnerin Shehi në muajin mars. Por duket se Dejvi Bregu ka vendosur të djegë parashikimet.

Vlonjati ka zbritur sot në fushën e blertë, duke kryet stërvitje të lehtë individuale dhe duke kënaqur tifozët, që shpresojnë ta kenë sa më shpejt për lojë asin e skuadrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: