TIRANE

Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kërkon ambiente të reja për zhvillimin e procesit mësimor.


Kërkesa e Dekanit vjen në një kohë kur një pjesë e studentëve vijojnë ngujimin në ambientet e këtij fakulteti në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre dhe nuk lejojnë pjesën tjetër të zhvillojë procesin mësimor ne auditore.


“Duam ambiente të tjera për të bërë mësim, pasi këtë e kërkon shumica e studentëve. Ambientet tona ne i kemi të bllokuara për shkak të ngujimit të një pjese studentësh.”- thotë ndër të tjera dekani i Juridikut në kërkesën e tij.


Kujtojmë se gjatë ditës së sotme pati përplasje mes grupit të studentëve të ngujuar me ata që kërkojnë të bëjnë mësim dhe nuk duan të humbasin vitin akademik.

Grupi i studentëve që kërkojnë të bëjnë mësim të cilët janë më të shumtë në numër kanë hequr karriget nga dera e fakultetit, çka ka sjellë revoltën e studentëve të ngujuar.

(d.d/BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb