SERBI

“Jam i shqetësuar për shkak të përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit në rajon, por po punojmë që të mos vijë deri tek kjo”. Kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në televizionin serb “Prva”. Presidenti i Serbisë nuk kurseu një deklaratë të fortë, ndërsa tha se të gjithë vendet e rajonit po armatosen dhe këtë shtoi ai, duhet ta bëjë edhe Serbia.

“Këtë po e bëjnë të gjitha vendet përreth nesh. Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijë deri tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne”, tha Vuçiç.

Sipas, Aleksandër Vuçiç, shtetet që po armatosen janë Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet e tjera më të vogla, sipas mundësive dhe kapaciteteve që ato kanë.

Capture
Capture

“Po shohim se kush po i armatosë shqiptarët në Kosovë e Metohi dhe çfarë helikopterësh po tregton Mali i Zi. Krejt këto po i monitorojmë”- shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: